×
Secondary Adv

Pajisje me teknologjine 3D per skanimin e valixheve

Share on Google+

Shumë shpejt aeroportet Amerikane do të jenë të pajisuara me makineri të re skanimi me teknologjinë CT që ofron pamje 3D të valixheve të pasagjerëve.     

 

Kompania krijuese e këtij skaneri ka shpejguar gjatë prezantimit të tij edhe detaje rreth funksionalitetit dhe karakteristikave që ka skaneri. Sipas tyre ky skaner përdor të njëjtën teknologji si skanerat CT, duke mundësuar një imazh 3D të valixhes së pasagjerit teksa ajo kalon përmes skanerit. Skaneri në momentin që kalon valixhet, ofron pamje në 3D të të gjithë përmbajtjes së saj, gjithçka që përmban një valixhe pasagjerësh bëhet e dukshme në ekranin skanues. Pajisja behet me dije se mund të jetë operacionale nga fundi i këtij muaji dhe do të vendoset fillimisht në aeroportit të New Yorkut, JFK airport. Skaneri i ri mendohet se do të përdoret në terminalin 8 të pikës së kontrollit të sigurisë së aeroportit, dhe do të lejojë TSA të rrotullojë 360 imazhin e valixhes që skanohet, për të bërë qartësisht të dukshme përmbajtjen e saj.   

American Airlines shprehet se kjo do të mundësojë një mënyrë më efektive për personat e sigurisë së aeroportit, për të inspektuar çantat dhe valixhet për lëndë plasëse ose për lëndë apo objekte të tjera të ndaluara që janë kundra ligjit dhe rregullores së aeroportit. Administratori i sigurisë së transportit ajror, David Pekoske shprehet se makineria e re mund të lejojë që përmbajtje të tilla si lëngjet, xhel, spray, si dhe laptopët të jenë brenda në valixhe, diçka që më parë ishte e ndaluar. Ne mendojmë që ndoshta brenda 5 vitesh ose më shumë, pasagjerëve të mos u duhet të nxjerrin asgjë nga çanta e tyre, tha ndër të tjera ai. Ndjeshmëria që ofron makineria e re skanuese do arrijë ta bëjë proçesin e sigurisë më të shpejtë krahasuar me sistemin tradicional të rrezeve X që është ende funksional në aeroporte të ndryshme të botës. 

 

Ajo çfarë kryesisht është i aftë të bëjë ky skaner është zbulimi dhe gjetja e eksplozivëve me rreze të gjatë veprimi, diçka mjaft e rëndësishme kjo, por skaneri arrin të dallojë edhe pesha akoma më të vogla të eksplozivëve. Makineria me imazhe 3D skanimi është shumë herë më e mirë në zbulim, kështu arrihet një siguri më e lartë dhe efektive shumë më shpejt se zakonisht. Autoriteti i sigurisë planifikon të ketë 15 nga skaneri i ri CT në aeroportet Amerikane nga fundi i këtij viti, dhe gjithashtu bëhet me dije se janë të autorizuar të blejnë deri në 240 makineri, të cilat në vitin 2019do të kushtojnë 300,000 dollarë secila. Teknologjia është testuar gjithashtu në aeroportin indërkombëtar Phoenix Sky Harbor si dhe në Boston.  

 


Më të lexuarat